Aktualitet

Artan Hoxha zbulon SMS e Ervis Martinajt: A i keni hedhur ushqim luanit?

Sipas tij, ai ka pyetur nëse i kishin hedhur ushqim luanit të vogël. Pas interesimit për luanin, ka kontaktuar me familjen e tij.

29 Gusht 2022, 15:42 Nga F.M
Artan Hoxha zbulon SMS e Ervis Martinajt: A i keni hedhur ushqim luanit?
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur një mesazh që ka dërguar Ervis Martinaj, biznesmeni i lojërave të fatit, vetëm pak para se të zhdukej pa gjurmë. I ftuar në 'ABC', Hoxha tha se Martinaj ishte interesuar për një këlyh luani që kishte blerë para 10 muajsh. Sipas tij, ai ka pyetur nëse i kishin hedhur ushqim luanit të vogël. Pas interesimit për luanin, ka kontaktuar me familjen e tij.

"Ai ka dërguar një mesazh, sepse para 10 muajsh kishte blerë një këlysh luani. Është interesuar nëse i kishin hedhur ushqim luanit. Më pas ka kontaktuar me familjen e tij,"- tha Hoxha ndër të tjera. 

artan hoxha ervis martinaj

Sondazh

Poll