Bota

Vonesa e raketës/ Astronauti i NASA-s: Këto lloj defektesh janë shumë të zakonshme

Love thotë se do të jetë një fluturim gjashtë-javor ku qëllimi kryesor i inxhinierëve dhe astronautëve është të sigurojnë që çdo pjesë e asaj anije kozmike të funksionojë para se ta kthejmë në Tokë.

29 Gusht 2022, 14:33 Nga A.B
Vonesa e raketës/ Astronauti i NASA-s: Këto lloj defektesh janë
Astronaut

SHBA- Një astronaut i NASA-s ka folur për BBC dhe tha se lloji i çështjeve teknike që po përjetohen aktualisht janë "shumë të zakonshme".

“Veçanërisht për fluturimin e parë të një anijeje krejt të re”, thotë Stan Love, duke shtuar se kjo është hera e parë që raketa afrohet për t'u ngritur. Ai thotë se ky është një fluturim provë, që do të thotë se ka "shumë mundësi për të shfaqur gjëra të reja", por shton se janë gati. Love thotë se do të jetë një fluturim gjashtë-javor ku qëllimi kryesor i inxhinierëve dhe astronautëve është të sigurojnë që çdo pjesë e asaj anije kozmike të funksionojë para se ta kthejmë në Tokë.

Sot, Nasa po përgatitet të lëshojë raketën e parë në projektin e saj Artemis për të dërguar astronautët në Hënë mirëpo ka hasur në disa probleme teknike.

astronaut raketa stan love

Sondazh

Poll