Bota

I përfshirë në listën e KUQE/ Oligarku rus ndalohet në resortin turistik në Kretë, kthehet pas nga autoritetet

Gjatë kontrollit të pasaportave, u konstatua se si ai ashtu edhe të gjithë familjarët e tij janë përfshirë në listën e elitës ruse që u është ndaluar hyrja në Bashkimin Evropian.

29 Gusht 2022, 11:54 Nga A.B
I përfshirë në listën e KUQE/ Oligarku rus ndalohet në
Ishulli grek

GREQI- Një oligark rus nuk është lejuar që të futet brenda një resort luksoz në Elounda, Kretë. Pasditen e djeshme, biznesmeni rus, familja e tij dhe shoqëruesit e tij u ulën me një avion privat në aeroportin Nikos Kazantzakis të Heraklionit.

Gjatë kontrollit të pasaportave, u konstatua se si ai ashtu edhe të gjithë familjarët e tij janë përfshirë në listën e elitës ruse që u është ndaluar hyrja në Bashkimin Evropian. Menjëherë u njoftua selia e policisë greke si dhe Ministria e Jashtme.

Pas të gjitha procedurave ligjore, avioni u urdhërua të kthehej në bazën e tij me oligarkun rus dhe familjen jashtë Bashkimit Evropian.

Burimi: Protothema.gr

greqi biznesmen rus

Sondazh

Poll