Bota

Zotohet Truss: Nëse zgjidhem kryeministre Kinën do e shpall kërcënim zyrtar

Kina do të klasifikohet si një kërcënim për sigurinë kombëtare për herë të parë sipas planeve të Truss

29 Gusht 2022, 11:23 Nga A.B
Zotohet Truss: Nëse zgjidhem kryeministre Kinën do e shpall
Liz Truss

MBRETËRI E BASHKUAR- Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar Liz Truss do ta shpallë Kinën kërcënim për sigurinë kombëtare të Mbretërisë së Bashkuar, nëse zgjidhet në krye të Britanisë.

Sipas mediave, "sekretarja e jashtme ka premtuar se do të riformojë politikën e jashtme nëse bëhet kryeministre. Ajo është zotuar të rihapë rishikimin e integruar, të botuar vitin e kaluar, i cili përcakton prioritetet britanike në diplomaci dhe mbrojtje gjatë dekadës së ardhshme".

Kina do të klasifikohet si një kërcënim për sigurinë kombëtare për herë të parë sipas planeve të Truss për një qasje më të ashpër ndaj Pekinit dhe do të ngrihet në një status të ngjashëm si Rusia, e cila përkufizohet në rishikim si një "kërcënim akut".

Liz Truss do të përballet me ish-Kancelarin e Thesarit të Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak në raundin e fundit të garës për të pasuar Boris Johnson si kryeministër. 

liz truss mbreteri e bashkuar kina rishi sunak

Sondazh

Poll