Bota

Fjalimi 8-minutësh i Powell 'fshin' 78 miliardë dollarë nga 'xhepat' e amerikanëve më të pasur

Powell përdori fjalimin e tij në forumin vjetor të politikave të Kansas City Fed në Jackson Hole, Wyoming, për të përsëritur se Banka Qendrore e SHBA-së do të vazhdojë të rrisë normat e interesit dhe ndoshta do t'i lërë ato të ngritura për një kohë për të ulur inflacionin.

29 Gusht 2022, 10:30 Nga A.B
Fjalimi 8-minutësh i Powell 'fshin' 78 miliardë dollarë
Jerome Poëell

SHBA- Iu deshën vetëm tetë minuta fjalim kryetarit të Rezervës Federale, Jerome Powell, për të shkaktuar ulje pasurie tek njerëzët më të pasur të Amerikës. Rënie pasurie me 78 miliardë dollarë kanë pësuar amerikanët më të njohur, mes tyre edhe Elon Musk.

Nga pasuria e këtij të fundit, janë 'fshirë' 5.5 miliardë dollarë. Jeff Bezos humbi 6.8 miliardë dollarë, më së shumti nga kushdo në Indeksin e Miliarderëve të Bloomberg. Pasuria e Bill Gates dhe Warren Buffett ra me 2.2 miliardë dhe 2.7 miliardë dollarë ndërsa e Sergey Brin u rrëzua nën 100 miliardë dollarë.

Fjalimi 8-minutësh i Powell 'fshin' 78 miliardë dollarë

Powell përdori fjalimin e tij në forumin vjetor të politikave të Kansas City Fed në Jackson Hole, ëyoming, për të përsëritur se Banka Qendrore e SHBA-së do të vazhdojë të rrisë normat e interesit dhe ndoshta do t'i lërë ato të ngritura për një kohë për të ulur inflacionin. Ai u pa si një kthim prapa në një rritje të fundit të aksioneve amerikane që u nxit nga spekulimet se politikëbërësit së shpejti do të ndryshonin kursin nga shtrëngimi i tyre agresiv monetar.

'S&P 500' ra 3.4 për qind, dita e tij më e keqe që nga mesi i qershorit. Ndërsa Microsoft, Amazon, Tesla dhe Alphabet ranë me 4 për qind.

500 njerëzit më të pasur në botë humbën 1.4 trilion dollarë në gjysmën e parë të 2022, rënia më e madhe gjashtëmujore ndonjëherë për njerëzit më të pasur në planet. Por aksionet amerikane në korrik shënuan përparimin e tyre më të fortë mujor që nga nëntori 2020, duke i shtyrë investitorët se humbja më e keqe e tregut kishte mbaruar.

Në vend të kësaj, fjalimi i Powell shërbeu si një kujtesë se vlerësimet e kompanive gjigante të teknologjisë mbeten të larta sipas standardeve historike pas një ecurie të paprecedentë gjatë pandemisë Covid-19, kur normat e interesit u fiksuan afër zeros.

Burimi: Bussines-Standart

jerome powell shba

Sondazh

Poll