Bota

Vrau bashkatdhetaren, emigranti në Greqi: Më mori 20 mijë euro, tha se do ndahej nga burri për tu martuar me mua, s’e mbajti fjalën

Ai pretendon se ka pasur lidhje dashuri me viktimën dhe përgjatë dy viteve të fundit i ka dhënë shuma të mëdha parash, të cilat në total kapin vlerën e 20 mijë eurove.

29 Gusht 2022, 10:51 Nga F.M
Vrau bashkatdhetaren, emigranti në Greqi: Më mori 20 mijë euro,
Greqi

GREQI- Burri nga Bangladeshi, i cili vrau bashkatdhetaren e tij 36-vjeçare në Kypseli dhe u arrestua nuk është penduar për krimin e rëndë. Mediat greke shkruajnë se pas arrestimit, emigranti është shprehur se gruaja në fjalë i kishte marrë 20 mijë euro dhe nuk ia kishte kthyer më. Fillimisht u raportua se ishte bashkëshorti i viktimës ai që i kishte para borxh autorit të krimit, por e vërteta është krejt ndryshe.

Ai pretendon se ka pasur lidhje dashuri me viktimën dhe përgjatë dy viteve të fundit i ka dhënë shuma të mëdha parash, të cilat në total kapin vlerën e 20 mijë eurove.

“Nuk jam penduar. Unë u dashurova me të dhe ajo më mori paratë. I kam dhënë 20 mijë euro.”- tregoi ai.

Bangladeshasi tregon se ai punonte në të njëjtën fabrikë veshjesh me 36-vjeçaren, me të cilën kishte rënë në dashuri. Ajo, sipas tij, i kishte premtuar se do të divorcohej nga burri i saj, i cili synonte të shkonte jashtë vendit. Kështu, ata të dy mund të qëndronin në Greqi. Gjatë kësaj kohe i akuzuari ka pohuar se viktimës i ka dhënë gjithsej 20 mijë euro pjesë-pjesë. Kur e kuptoi se premtimet e saj nuk do të realizohen, filloi të kërkonte paratë e tij. 

Dje, të dielën, 36-vjeçarja e ka telefonuar dhe i ka thënë të shkonte në shtëpinë e saj në Kypseli për të zgjidhur mosmarrëveshjet. 40-vjeçari pretendon se gruaja i ka thënë se nuk kishte prova se ai i kishte huazuar paratë dhe i tha që të mos e shqetësonte më.

Ky debat verbal avancoi në dhunë dhe emigrant nisi ta godiste bashkatdhetaren e tij si i tërbuar. Ata dolën të ziheshin edhe në rrugë, ku 40-vjeçari i dha goditjen finale ish-të dashurës dhe e la të mbuluar në gjak. Thikën e hodhi në koshin e plehrave dhe u nis drejt shtëpisë së tij në Omonia. Burrat e NënDrejtorisë së Sigurimit të Athinës e prangosën para se të arrinte në shtëpinë e tij. 

Vajza është dërguar në spital nga kalimtarët të rastit, por orë më vonë, ndërroi jetë.

vritet gruaja ne greqi

Sondazh

Poll