Bota

Protesta me biçikleta pushton autostradën gjermane

8,500 çiklistë i penguan shoferët të përdorin një pjesë të autobahnit të Gjermanisë, gjatë një proteste që kërkonte transport publik dhe korsi më të mira për çiklizëm.

29 Gusht 2022, 07:19 Nga s.s
Protesta me biçikleta pushton autostradën gjermane
Çiklistë në Gjermani

GJERMANI- Rreth 8,500 çiklistë i penguan shoferët të përdorin një pjesë të autobahnit të Gjermanisë, gjatë një proteste që kërkonte transport publik dhe korsi më të mira për çiklizëm.

Autobahn është sistemi federal i autostradave me akses të kontrolluar në Gjermani.

Demonstrata u zhvillua midis Frankfurtit dhe Wiesbaden me një distancë prej 40 km (25 milje), raporton BBC.

Ai u organizua nga Verkehrswende Hessen, i cili është një grup që kërkon të bëjë transportin në shtetin gjerman të Hessen-it neutral ndaj klimës deri në vitin 2030.

ciklist gjermani proteste frankfurt ciklizem

Sondazh

Poll