Bota

Zgjedhjet në Brazil/ Bolsonaro dhe Lula shkëmbejnë fyerje në debatin e parë

 Presidenti i krahut të djathtë të Brazilit, Jair Bolsonaro dhe lideri i majtë Luiz Inacio Lula da Silva kanë marrë pjesë në debatin e tyre të parë televiziv përpara zgjedhjeve të përgjithshme të tetorit.

29 Gusht 2022, 07:10 Nga s.s
Zgjedhjet në Brazil/ Bolsonaro dhe Lula shkëmbejnë fyerje në
Jair Bolsonaro dhe Luiz Inácio Lula da Silva

BRAZIL- Presidenti i krahut të djathtë të Brazilit, Jair Bolsonaro dhe lideri i majtë Luiz Inacio Lula da Silva kanë marrë pjesë në debatin e tyre të parë televiziv përpara zgjedhjeve të përgjithshme të tetorit. Bolsonaro akuzoi ish-presidentin se kishte udhëhequr qeverinë më të korruptuar në historinë e Brazilit. Lula, nga ana tjetër, tha se Bolsonaro kishte shkatërruar Brazilin.

Sondazhet e opinionit sugjerojnë se Lula, i cili shërbeu si president nga viti 2003 deri në vitin 2010 është përpara në garën zgjedhore. Por, hendeku mes dy kandidatëve duket se po ngushtohet. Të dielën, dy kandidatët kryesorë u shfaqën në TV në Soo Paulo së bashku me katër kandidatë të tjerë presidencialë. Bolsonaro, 67 vjeç, nuk humbi kohë duke vënë në shënjestër Lulën, 76 vjeç. "Qeveria juaj ishte më e korruptuara në historinë braziliane", tha ai, raporton BBC.

Fyerja ishte një referencë që Lula u dënua për korrupsion dhe u burgos në vitin 2018. Skandali i korrupsionit u bë i njohur si Operacioni Car Wash dhe përfshiu gjigantin shtetëror të naftës Petrobas. Më pas vendimi ndaj Lulës u rrëzua.

"Për çfarë doni të ktheheni në pushtet? Për t'i bërë sërish të njëjtën gjë Petrobras?", pyeti Bolsonaro.

Lula mori hak duke akuzuar Bolsonaro për përhapjen e gënjeshtrave dhe për shkatërrimin e trashëgimisë së tij presidenciale. Ai tha se qeveria e tij duhet të mbahet mend për ndihmën për të nxjerrë dhjetëra miliona njerëz nga varfëria dhe akuzoi Bolsonaro për "shkatërrim" të vendit. Raundi i parë i zgjedhjeve do të mbahet më 2 tetor, ndërsa raundi i dytë do të mbahet më 30 tetor nëse asnjë nga kandidatët nuk merr 50% të votave.

zgjedhje luiz inacio lula da silva jair bolsonaro brazil zgjedhjet ne brazil

Sondazh

Poll