Bota

VIDEO/ Rikthehet loja barbare në Nju Jork, kriminelët godasin qytetarët pa shkak

Po ashtu edhe një 74-vjeçare pati të njëjtin fat kur përfundoi në trotuar në fillim të këtij muaji.

28 Gusht 2022, 23:01 Nga F.M
VIDEO/ Rikthehet loja barbare në Nju Jork, kriminelët godasin
Sulmi

NJU JORK- Të paktën 20 raste janë evidentuar deri tani nga policia të “lojës” së tmerrshme të nokautit në Nju Jork. Kjo lojë nënkupton kriminelët që godasin për argëtim njerëz të pafajshëm në rrugët apo qendrat tregtare të vendit.

Rasti më i rëndë ishte kur një burrë në Bronks u godit me grusht dhe përfundoi pa ndjenja jashtë një restoranti. Një rast i ngjashëm ndodhi në Bruklin, ku një 36-vjeçar u filmua teksa u godit nga agresori. Po ashtu edhe një 74-vjeçare pati të njëjtin fat kur përfundoi në trotuar në fillim të këtij muaji.

“Loja e nokautit është rikthyer. Sulmi ndaj banorëve të Nju Jorkut është real. Ne duhet të jemi të vëmendshëm. Nuk janë vetëm të sëmurët mendorë ata që po i kryejnë këto sulme, por ka edhe individë të zemëruar, kriminelë të pacipë,”- u shpreh Michael Alcazar, një oficer në pension.

nju jork

Sondazh

Poll