Bota

Dodik: Republika Srpska drejt pavarësisë, bota nuk është vetëm SHBA dhe BE

Ai tha gjithashtu se "ka marrë pjesë në mbrojtjen e Republika Srpska", duke shtuar se sot RS është stabile dhe në "kushte të pamundura për mbijetesën e çdo entiteti, përfshirë RS". 

28 Gusht 2022, 23:23 Nga F.M
Dodik: Republika Srpska drejt pavarësisë, bota nuk është
Milorad Dodik

BOSNJE HERCEGOVINË- Anëtari serb i Presidencës së Bosnjë Hercegovinës, Milorad Dodik ka paralajmëruar se Republika Srpska po shkon drejt pavarësisë. Në një reagim të fundit, Dodik shprehet se bota nuk është vetëm BE dhe SHBA.

“Mund të mos jetë e mundur në këtë moment, por duhet të punojmë për të dhe nëse ndalojmë së foluri për këtë, nuk do ta arrijmë qëllimin,”- tha Dodik në fjalimin e tij në korin e Koçiçit në Striçiqi në Manjaça pranë Banja Lukës.

Duke thënë se “bota nuk është vetëm Brukseli dhe SHBA”, ai theksoi se në botë ka fuqi të tjera me të cilat duhet bashkëpunuar. “Nuk do të duam që papagajtë të përsërisin atë që thotë Brukseli dhe nuk do të ndjekim sanksionet e tyre ndaj Rusisë”, tha Dodik.

Ai tha gjithashtu se "ka marrë pjesë në mbrojtjen e Republika Srpska", duke shtuar se sot RS është stabile dhe në "kushte të pamundura për mbijetesën e çdo entiteti, përfshirë RS". 

“Forcat ndërkombëtare kërkojnë që ne të heqim dorë nga identiteti, përfshirë edhe Koçiçin”, ka përfunduar anëtari serb i Presidencës së BeH.

milorad dodik

Sondazh

Poll