Bota

Politikania serbe: Kosova fitoi duelin e dokumenteve

Ajo shton se Serbia e ka humbur shansin për ta kushtëzuar marrëveshjen për reciprocitet me formimin e komunave me shumicë serbe.

28 Gusht 2022, 23:27 Nga F.M
Politikania serbe: Kosova fitoi duelin e dokumenteve
Rada Trajkoviç

SERBI- Politikania serbe, Rada Trajkoviç është shprehur se Kosova e ka fituar duelin diplomatik për dokumentet. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Trajkoviç shkruan se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk është i gatshëm për kompromis. Ajo shton se Serbia e ka humbur shansin për ta kushtëzuar marrëveshjen për reciprocitet me formimin e komunave me shumicë serbe.

 “Është e padiskutueshme që Kosova fitoi duelin diplomatik për dokumentet. Dhe ekipi ynë negociator humbi shansin për ta kushtëzuar marrëveshjen për reciprocitetin të paktën me formimin e ZSO-së. Kurti është i inkurajuar dhe nuk do të jetë edhe më i gatshëm për kompromis. Kjo duhet të shqetësojë të gjithë ata që kanë për qëllim një Kosovë multietnike,”- ka shkruar ajo.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell ka bërë të ditur se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për dokumentet identifikuese. Serbia ka vendosur të pranojë dokumentet, duke hequr pengesat për lëvizje të lirë për qytetarët e Kosovës.

rada trajkoviç

Sondazh

Poll