Aktualitet

Iu vu tritol në banesë, zbulohet identiteti i biznesmenit, pronar i dy dyqaneve në Krujë

Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk ka pasur asnjë person të lënduar.

28 Gusht 2022, 10:08 Nga A.B
Iu vu tritol në banesë, zbulohet identiteti i biznesmenit, pronar i dy
Policia

KRUJË- Altin Keqi është biznesmeni të cilit persona të paidentifikuar i kanë hedhur lëndë plasëse në banesë. Keqi, rezulton të jetë pronar i dy dyqaneve për servis telefonash. Shpërthimi me lëndën plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në banesën në lagjen 'Borati'. Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk ka pasur asnjë person të lënduar.

Nuk dihet nëse Keqi ka pasur probleme me persona në të shkuarën e ndaj është kryer ky sulm ndaj tij. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

tritol ne kruje altin keqi kruje

Sondazh

Poll