Aktualitet

Masakra me dy të djegurit për së gjalli në Maltë, shqiptarin e ‘dogji’ kapelja e zezë, mbi të la gjurmët e gishtave

80 muaj më vonë, kur shqiptari tentoi të futej në Maltë, iu morën shenjat e gishtërinjve dhe kaq u desh që autoritetet ta arrestonin.

27 Gusht 2022, 22:36 Nga F.M
Masakra me dy të djegurit për së gjalli në Maltë,
Ledjo Brakaj

MALTË- Një kapele me ngjyrë të zezë, e gjetur në shtëpinë ku shqiptari dogji për së gjalli 71 vjeçaren e nipin e saj ishte prova që çoi në identifikimin e 36-vjeçarit Ledjo Brakaj. Shenjat e gishtërinjve të gjetura mbi kapele ishin regjistruar, por duke qenë se bëhej fjalë për një person pa precedent penalë, emri i tij nuk u zbulua.

80 muaj më vonë, kur shqiptari tentoi të futej në Maltë, iu morën shenjat e gishtërinjve dhe kaq u desh që autoritetet ta arrestonin. Por, ai ende nuk ka treguar se ku janë 780 mijë euro që u mori viktimave para se t’i digjte për së gjalli në banesë.

36-vjeçari, në orët e para të mëngjesit të datës 30 nëntor 2015, hyri në shtëpinë e një 71-vjeçareje në fshatin Asomati të Egjinës në Maltë. Ai goditi me grusht të moshuarën dhe nipin e saj 44-vjeçar e i dhunoi në mënyrë macabre për të zbuluar të gjitha paratë e sendet me vlerë që kishin. Më pas i mbylli në dhomë dhe i dogji të gjallë.

ledjo brakaj

Sondazh

Poll