Aktualitet

Nuk shfaq pendesë! I mori jetën babait se i kërkonte të gjente punë, autori: Ça u bë u bë

Mariglen Muhametaj nuk shfaqi shenja pendese dhe as lot për krimin e kryer.

28 Gusht 2022, 09:29 Nga A.B
Nuk shfaq pendesë! I mori jetën babait se i kërkonte të
Mariglen Muhametaj

FIER- 'Ça u bë u bë'- është shprehur para togave të zeza, autori i vrasjes së Qemal Muhametajt. Këtë e bëri të ditur vetë avokati i autorit, Armir Filja i cili deklaroi para gazetarëve se Mariglen Muhametaj nuk shfaqi shenja pendese dhe as lot. 

Në videon e bërë publike nga Faxweb' dëgjohet prononcimi i avokatit i cili u shpreh se nuk flet dot më tepër.

Mësohet se 37 vjeçari ka pohuar se vuante nga shëndeti mendor dhe kishte tre muaj pa marrë mjekim, pasi nuk kishin lekë në familje

Gjykata e Fierit ka caktuar masën “Arrest me burg” për 37-vjeçarrin Mariglen Muhametaj. Ky i fundit vrau për vdekje të atin e tij Qemal Muhametaj, të enjten e shkuar duke e goditur me sende të forta, vetëm sepse viktima i kishte kërkuar të gjente punë.

mariglen muhametaj

Sondazh

Poll