Aktualitet

Shkëputje energjie gjatë dimrit? Gazetarja Xama: Vjeshta sjell shira, por duhen marrë masa

Ajo tha më tej se mendohet që në vijim do të jetë një periudhë që do të ketë energji për të furnizuar të gjitha kërkesat për konsum, por që duhen marrë masa.

27 Gusht 2022, 22:12 Nga F.M
Shkëputje energjie gjatë dimrit? Gazetarja Xama: Vjeshta sjell shira,
Gazetarja Ola Xama

TIRANË- Gazetarja Ola Xama shprehet se në stinën e vjeshtës pritet të ketë reshje shiu që do të përmirësojnë situatën në vedn, e ftuar në EuroNews, Xama thotë se gjatë stinës së vjeshtës pritet të ketë një rënie të çmimeve të energjisë sepse do të ketë edhe një situatë më të mirë hidrik.

Ajo tha më tej se mendohet që në vijim do të jetë një periudhë që do të ketë energji për të furnizuar të gjitha kërkesat për konsum, por që duhen marrë masa.

“Mendohet se vjeshta do të jetë një periudhë e mirë dhe do të ketë energji për të furnizuar të gjitha kërkesat për konsum. Është një pjesë e mirë e prodhimit që e bëjnë hidrocentralet e vogla private. Jemi më situatën që KESH ka ndalur importet, mendon që do të kemi një rënie të çmimeve të energjisë në vjeshtë sepse do të ketë edhe një situatë më të mirë hidrike, jo vetëm për Shqipërinë por për të gjithë Europën. KESH ka vendosur që importet t’i shtyjë për në vjeshtë dhe po konsumohet kaskada e Drinit. Fierza është në nivelin e 273 metra, kjo do të thotë 12 apo 13 metra poshtë mesatarësh shumëvjeçare të kësaj periudhe. Nuk jemi në pikën e vdekjes, por jemi duke iu afruar një nivel shumë të ulët të Fierzës,”- tha gazetarja Xama.

ola xama

Sondazh

Poll