Aktualitet

Në kërkim për atentatin ndaj Bruçit, Çekorja fshehu në shtëpi anëtarin e grupit kriminal të Bajrave

Me ndihmën e Çerkojës, ai ishte fshehur në një banesë në katin e fundit të një pallati tek Komuna e Parisit.

27 Gusht 2022, 19:16 Nga F.M
Në kërkim për atentatin ndaj Bruçit, Çekorja fshehu
Bajram Cekorja dhe Barush Bregu

TIRANË- Bajram Çekorja, një nga të rinjtë e shpallur në kërkim për atentatin ndaj Alban Bruçit, nbgjarje e ndodhur mbrëmjen e 25 gushtit në Shkodër, rezulton të jetë një person me precedent penalë. Çekorja është vënë në pranga në vitin 2019, pasi kishte fshehur në apartamentin e tij në zonën e Komunës së Parisit, Barush Bregun, 35-vjeçarin që kërkohej nga drejtësia. Bregu ishte vënë nën hetim që prej muajit gusht 2018, kur një seri ngjarjesh kriminale përfshinë qytetin e Shkodrës.

Bregu akuzohet se është pjesë e grupit kriminal të Bajrajve, që u arrestuan vjeshtën e 2018-ës në operacionin OAZ. Bashkë me Bajrajt, ai akuzohet se ka marrë pjesë në disa ngjarje kriminale që kanë ndodhur në Shkodër por që ende nuk janë zbardhur.

Gjatë operacionit të arrestimit, atij iu gjet në banesë edhe një armë zjarri. Barush Bregu ishte i dënuar dhe me 4 vite burg për kultivim narkotikësh.

Me ndihmën e Çerkojës, ai ishte fshehur në një banesë në katin e fundit të një pallati tek Komuna e Parisit. Madje shumë herë kishte dalë i armatosur në publik. Por, siç duket, edhe pas prangosjes në vitin 2019, Cerkoja ka gjetur mundësinë për të fituar lirinë. Mbrëmjen e 25 gushtit ai ishte në një motor me Tornato Fushën. Të dy i zunë pritë Alban Bruçit dhe zbrazën 20 plumba në drejtim të mjetit me të cilin udhëtonte 25-vjeçari. Por, Bruçi shpëtoi dhe denoncoi ngjarjen në polici.

barush bregu alban bruci bejram cekorja

Sondazh

Poll