Aktualitet

Atentati në Shkodër, policia: Tornato Fusha e Alban Bruçi ishin zënë dy vite më parë

Ky dyshohet të jetë motivi i organizimit të atentatit.

27 Gusht 2022, 19:04 Nga F.M
Atentati në Shkodër, policia: Tornato Fusha e Alban Bruçi ishin
Alban Bruçi

SHKODËR- Policia e Shkodrës ka dalë me njoftim zyrtar për identifikimin dhe shpalljen në kërkim të dy të rinjve që qëndrojmë pas atentatit të Alban Bruçit, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 25 gushtit. Në njoftim bëhet me dije se Tonato Fushaj, 20 vjeç është konfliktuar para dy viteve me Bruçin. Ky i fundit e ka plagosur me thikë Fushajn dhe ky dyshohet të jetë motivi i organizimit të atentatit. Në kërkim bashkë me Fushajn është shpallur edhe Bajram Çekorja, 24 vjeç.

Si ndodhi atentati?

Mbrëmjen e 25 gushtit, Fushaj e ndoqi Bruçin bashkë me mikun e tij, Bajram Çekorja. Të dy, sipas informacioneve zyrtare nga Policia, i zunë pritë 25-vjeçarit teksa udhëtonte me mjetin e llojit “Audi” e po shkonte në shtëpi. Në momentin që ndodhej në lagjen ‘Rus’ të Shkodrës, të rinjtë i dolën para me motor dhe një prej tyre zbrazi 20 plumba në drejtim të mjetit, 19 e kapën makinën, por 25-vjeçari shpëtoi. Ai arriti të zbriste shpejt nga makina dhe shkoi në komisariatin e policisë ku dhe bëri denoncimin për ngjarjen. Në dëshmi tha se nuk kishte konflikte, por hetimet zbuluan emrat e Tonato Fushajt e Bajram Çekorjas.

Njoftimi i policisë Shkodër:

Shkodër/Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore, ngjarja e ndodhur më datë 25.08.2022, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi A. B. Identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje. Strukturat hetimore të DVP Shkodër dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër, si rezultat i një pune të pandërprerë hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, kanë bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të shtetasve: -T. F., 20 vjeç dhe B. Ç., 24 vjeç, të dy banues në Shkodër. Nga veprimet hetimore dhe procedurale të kryera për këtë ngjarje, ka rezultuar se para 2 vitesh, shtetasi A. B. është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin T. F. Ky konflikt dyshohet të jetë motivi pse shtetasit T. F. dhe B. Ç. qëlluan me armë zjarri, mbrëmjen e datës 25.08.2022, automjetin që drejtohej nga shtetasi A. B. Vijon puna nga ana e strukturave të Policisë për lokalizimin dhe kapjen e këtyre shtetasve. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, per veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”, si dhe “Prishja e qetësisë publike”.

tonato fushaj bajram cekorja alban bruçi

Sondazh

Poll