Aktualitet

Ngeci mes shkëmbinjve në “Ujëvarën e Sotirës”, shpëtohet turistja peruane

Turistja nga Peruja ka njoftuar policinë që i ka ardhur në ndihmë dhe e ka nxjerrë që aty.

27 Gusht 2022, 20:48 Nga F.M
Ngeci mes shkëmbinjve në “Ujëvarën e
Ujëvara e Sotirës

GRAMSH- Një turiste nga Peruja është shpëtuar nga shërbimet e Policisë së Gramshit. E reja ishte bllokuar midis shkëmbinjve në “Ujëvarën e Sotirës” dhe po i rrezikohej jeta. Ajo ka qenë duke eksploruar zonën me këmbë dhe për shkak të terrenit të vështirë e të thepisur ka ngecur. Turistja nga Peruja ka njoftuar policinë që i ka ardhur në ndihmë dhe e ka nxjerrë që aty. Të resë i është ofruar shërbimi mjekësor dhe aktualisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi i Policisë

Gramsh / Përkushtim dhe sakrificë për t’u ardhur në ndihmë turistëve, vizitorëve dhe pushuesve në të gjithë vendin, që gjenden në vështirësi të ndryshme. Iu rrezikua jeta, si pasojë e ngecjes midis shkëmbinjve, shërbimet e Policisë së Gramshit i vijnë në ndihmë turistes nga Peruja. Më datë 27.08.2022, në vendin e quajtur “Ujëvara e Sotirës”, 1 turiste nga Peruja, duke eksploruar me këmbë zonën, ka mbetur e bllokuar midis shkëmbinjve, për shkak të terrenit të vështirë e të thepisur.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh dhe shërbimet mbështetëse, janë nisur në drejtim të zonës ku kishte mbetur e bllokuar turistja. Si rezultat i reagimit të menjëhershëm dhe punës së mirorganizuar, punonjësit e Policisë kanë bërë të mundur nxjerrjen e turistes nga terreni i vështirë ku ishte bllokuar, të cilës, më pas, i është ofruar shërbimi mjekësor dhe aktualisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. DVP Elbasan fton qytetarët që për çdo rast nevoje për ndihmë të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

policia e grmashit turiste peruane ujevara e sotires

Sondazh

Poll