Sport

Ultrasit e Lazios shfrenojnë fantazinë, pankartë kushtuar Ilary Blasy-t! Totti duhet të ndihet ‘xheloz’… (MESAZHI)

Në takimin Lazio-Inter, tifozët vendas nuk humbën kohë për t’i dedikuar armikut" të një mijë betejave një pankartë tallëse për ndarjen me Ilary Blasin. 

27 Gusht 2022, 14:41 Nga DOSJA

Ultrasit e Lazios shfrenojnë fantazinë, pankartë kushtuar Ilary

ITALI- Në takimin Lazio-Inter, tifozët vendas nuk humbën kohë për t’i dedikuar armikut" të një mijë betejave një pankartë tallëse për ndarjen me Ilary Blasin.  Në përfundim të pjesës së parë, në sektorin ku ishin ultrasit e Lazios u shfaq një banderolë për ish-bashkëshorten e Tottit. Arsyeja?

 Historia e familjes Blasi dihet dhe është e njohur, babai i Ilary-t nuk e fshehu kurrë dashurinë e tij për Lazion dhe për ultrasit  ishte shumë e lehtë të nxirrnin sloganin perfekt: “Mirësevjen përsëri në në shtëpi Ilary".

Në realitet, vetë Ilary nuk e ka ekspozuar asnjëherë veten se cilën skuadër mbështet, por për tifozët e Lazios nuk ka rëndësi dhe ajo që ndodhi me ish-kapitenin e Romës ishte më se e mjaftueshme për ta “birësuar” zyrtarisht me një mirëseardhje në stadiumin ku ndodheshin 50.000 tifozë të Lazios.

Ultrasit e Lazios shfrenojnë fantazinë, pankartë kushtuar Ilary

E.Ç (Dosja.al)

ilary blasi roma totti lazio

Sondazh

Poll