Sport

Horror, tronditet bota e futbollit! Giovanni Padovani, një futbollist italian akuzohet se ka vrarë me çekiç ish-partneren e tij…

Lojtari ishte denoncuar në polici nga e reja, më pak se një muaj më pare…

27 Gusht 2022, 12:30 Nga DOSJA
Horror, tronditet bota e futbollit! Giovanni Padovani, një futbollist
Giovanni Padovani akuzohet se ka vrarë me çekiç ish-partneren e tij

ITALI - Bota e futbollit është e tronditur. Giovanni Padovani, një futbollist italian, është akuzuar se ka goditur me çekan për vdekje ish-partneren e tij, Alessandra Matteuzzi. Një ngjarje e ndodhur më pak se një muaj, pasi e reja e denoncoi për ngacmim.

Pjesa më rrëqethëse e historisë është se mbrojtësi 27-vjeçar i kërkoi klubit të tij leje, për të mos luajtur në ndeshjen e kupës së fundjavës kundër Catanias. Padovani shfrytëzoi rastin për të udhëtuar në Bolonjë dhe për t'u takuar sërish me Matteuzzin, të cilin e ka vrarë brutalisht. 

Çifti mbajti një lidhje dashurie për një vit, derisa ajo vendosi ta linte atë. Që atëherë, lojtari e telefonoi me këmbëngulje për disa ditë dhe i dërgoi qindra e qindra mesazhe.  Arsyeja që do ta kishte shtyrë të renë të dërgonte çështjen në polici. 

Në momentin e ngjarjes tragjike, e reja ka qenë në telefon me motrën e saj, e cila ka mundur të dëgjojë: “Jo, Xhovani, jo, të lutem, ndihmë”. Pas kësaj, telefonata u ndërpre dhe motra thirri karabinerët e tmerruar. Kur ata mbërritën, e gjetën Matteuzzin të gjallë, por lëndimet e saj në kokë ishin aq të rënda saqë ajo vdiq ende pa arritur në spital. 

Sipas dëshmisë së fqinjëve, kjo nuk ishte hera e parë që një gjë e tillë ndodhte mes tyre. Në më shumë se një rast, ata kishin dëgjuar pjata të thyera. Madje ai kishte dëmtuar makinën e tij dhe një ditë tjetër e kishin parë duke u ngjitur në ballkon. Për momentin është arrestuar Giovanni Padovani dhe konsiderohet si i dyshuari kryesor për krimin. 

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll