Bota

Gazetari serb në Beograd: Serbia e humbi Kosovën në vitin 2000

Redaktori i gazetës “Nova”, Ranko Pivljanin ka thënë se Serbia e ka humbur Kosovën që në vitin 2000 kur ka pranuar që të futet në negociata.

27 Gusht 2022, 13:58 Nga s.s
Gazetari serb në Beograd: Serbia e humbi Kosovën në vitin 2000
Ranko Pivljanin

KOSOVË- Në një intervistë për N1, redaktori i gazetës “Nova”, Ranko Pivljanin ka thënë se Serbia e ka humbur Kosovën që në vitin 2000 kur ka pranuar që të futet në negociata.

Ai ka thënë se kjo është një humbje tjetër pa e llogaritur edhe humbjen e luftës.

“Mendoj se ne, pa llogaritur faktin që e humbëm luftën në Kosovë, humbëm atë që kishte mbetur prej saj dhe mundësinë për ta rifituar, në momentin kur hymë në ato negociata pas vitit 2000”, tha gazetari serb.

Peshiç theksoi se përderisa Kosovës i “janë dhënë” të gjitha institucionet kryesore që e bëjnë një vend të pavarur, është qesharake që të dyja palët po “grinden nëpër tavolina”.

kosove serbi ranko pivljanin

Sondazh

Poll