Bota

Rusia do të ndërtojë dy reaktorë bërthamorë në Hungari

Marrëveshja, e arritur midis Rusisë dhe shtetit të BE-së në vitin 2014, synon të zgjerojë centralin bërthamor ekzistues Paks, raporton BBC. Paks aktualisht gjeneron 40% të furnizimit me energji elektrike të Hungarisë.

27 Gusht 2022, 09:03 Nga A.B
Rusia do të ndërtojë dy reaktorë bërthamorë
Foto ilustruese

RUSI- Gjigandi rus i energjisë bërthamore Rosatom do të fillojë ndërtimin e dy reaktorëve të rinj bërthamorë në Hungari në javët e ardhshme, tha ministri i jashtëm i Hungarisë.

Marrëveshja, e arritur midis Rusisë dhe shtetit të BE-së në vitin 2014, synon të zgjerojë centralin bërthamor ekzistues Paks, raporton BBC. Paks aktualisht gjeneron 40% të furnizimit me energji elektrike të Hungarisë.

Industria bërthamore e Rusisë nuk i është nënshtruar sanksioneve të BE-së pas pushtimit të Ukrainës. Ndërsa lëvizjet për të izoluar dhe sanksionuar eksportet e saj të naftës dhe gazit nuk janë mbështetur pa kushte nga Hungaria.

“Le të fillojë ndërtimi!” tha ministri i Jashtëm Peter Szijjarto në një postim në Facebook.

Me dy reaktorët shtesë, termocentrali bërthamor – aktualisht i përbërë nga katër reaktorë të ndërtuar nga sovjetikët – do të rritë kapacitetin e tij me më shumë se dyfish.

“Ky është një hap i madh, një moment historik i rëndësishëm,” tha Szijjarto në një postim në Facebook të cituar nga agjencia e lajmeve AFP.

Projekti i diskutueshëm 12.5 miliardë euro financohet kryesisht nga Rusia.

rusi reaktore berthamore

Sondazh

Poll