Bota

Goditen për vdekje nga rrufeja dy çiklistë në Torino, njëri ishte presidenti i ëmbëlsirave 'Balocco'

Alberto Balocco, president dhe CEO i industrisë së ëmbëlsirave dhe 55-vjeçari, Davide Vigo janë dy viktimat.

27 Gusht 2022, 07:34 Nga A.B
Goditen për vdekje nga rrufeja dy çiklistë në Torino,
Alberto Balocco

ITALI- Dy çiklistët kanë gjetur vdekjen në Pragelato, në malet e Torinos, pasi u goditën nga rrufeja. Një shofer kalimtar, ishte ai i cili lajmëroi forcat e urgjencës pasi pa dy viktimat pranë strehimores Assietta. Një nga dy viktimat është 56-vjeçari, Alberto Balocco, president dhe CEO i industrisë së ëmbëlsirave e themeluar nga gjyshi i tij Aldo në vitin 1927. Viktima tjetër është 55-vjeçari, Davide Vigo, me origjinë nga Torino dhe banues në Luksemburg.

Në vendngjarje u gjendën menjëherë teknikët e Shpëtimit Alpin dhe Speleologjik Piemonte, si dhe Shërbimin Rajonal të Shpëtimit të Helikopterëve dhe Karabinierët.

Për nxjerrjen e trupave, ishte e nevojshme të vinte një mjet në rrugë tokësore. Së bashku me personat që merren me shpëtimet malore u aktivizuan edhe karabinierët e stacionit të Fenestrelle.

"Jemi të shokuar'- komenton presidenti i rajonit të Piemontes, Alberto Cirio, i cili vijon: Nga kjo tragjedi e papritur që godet një mik, një sipërmarrës që është një simbol i tokës sonë, i cili ka sjellë Piemonte në shtëpitë në të gjithë botën. familjen dhe të gjithë ata të dashurit ". /Përshtatur nga Tgcom.

rrufe ne itali alberto balocco davide vigo

Sondazh

Poll