Bota

Zuckerberg e pranon: Facebook censuroi rastin e djalit të Joe Biden

Ky bllokim, tha Zuckerberg, erdhi pas paralajmërimeve nga FBI se materiali ishte dezinformim.

27 Gusht 2022, 07:44 Nga A.B
Zuckerberg e pranon: Facebook censuroi rastin e djalit të Joe Biden
Mark Zuckerberg

SHBA- Kreu i 'Facebook', Mark Zuckerberg ka pranuar se kompania e tij parandaloi gjatë periudhës parazgjedhore në 2020 përhapjen e një rasti që përfshinte Hunter Biden, djalin e Joe Biden. Ky bllokim, tha Zuckerberg, erdhi pas paralajmërimeve nga FBI se materiali ishte dezinformim, raporton 'Protothema.gr'.

Emailet nga kompjuteri i djalit Biden treguan se Joe Biden, kur ishte nënpresident, ndihmoi marrëdhëniet e biznesit të Hunterit në Ukrainë. Rasti u zbulua nga New York Post, disa javë para zgjedhjeve të fituara nga Joe Biden. Hard-disku me të dhënat i ishte dorëzuar gazetës nga Rudy Giuliani, avokati i Donald Trump.

Gazeta kishte shkruar se laptopi, të cilin Hunter Biden e kishte lënë për riparim, kishte emaile për një takim mes Zëvendës Presidentit Biden dhe një oligarku ukrainas të energjisë, një takim që nuk ishte në orarin e zëvendëspresidentit .

Raporti çoi në akuza për korrupsion, të cilat nuk u vërtetuan, dhe nxiti një cikël publikimesh, të cilat rrjetet sociale prireshin t'i censuronin. Media të tilla si New York Times ose Washington Post fillimisht e panë çështjen me skepticizëm dhe vetëm më vonë pranuan se disa nga materialet duken autentike.

Pranimi i këtij fakti nga shefi i Facebook u bë në podcastin e moderatorit Joe Rogan.

“Gjëja më e keqe është kur duhet të tërheqim diçka që nuk duhet-tha Zuckerberg. Siç shpjegoi ai: “Njerëz të FBI-së erdhën në grupin tonë dhe na thanë të ishim në vëzhgim. Ai shtoi se atyre nuk u ishte thënë asgjë konkretisht për Hunterin, por në Facebook ata besonin se çështja përputhej me atë që u ishte thënë. Ishte një rrëmujë. Mendoj se është njësoj si të kalosh një gjyq dhe në fund të shpallesh të pafajshëm”. 

Por ai pranoi se çështja ishte shumë politike: "Kudo që të jesh në spektrin politik, ose mendon se e kemi censuruar shumë, ose mendon se nuk e kemi censuruar mjaftueshëm ."

mark zuckerberg hunter biden

Sondazh

Poll