MOTI: Temperatura deri në 33 gradë celsius, reshje shiu pasdite, parashikimi për ditën e sotme
Moti TIRANË- E shtuna shoqërohet me mot të kthjellët e herë pas here me reshje shiu. Sipas Meteoalb, moti do të jetë me ...
Nëna që jetoi dhe punoi vetëm për fëmijën, sipas ANT1 do të qëndrojë pranë familjes në Shqipëri pasi nuk ka më çfarë ta mbajë në Greqi.
GREQI- Familja shqiptare e cila po vajton për vajzën 6-vjeçare që u gjet e pajetë në një zonë detare të Korinthit, ka ende pikëpyetje të shumta. Autoritetet po shqyrtojnë të gjitha elementet e çështjes, duke kërkuar detaje për rrethanat e vdekjes së saj dhe për marrëdhëniet e prindërve të saj.
Nëna që jetoi dhe punoi vetëm për fëmijën, sipas ANT1 do të qëndrojë pranë familjes në Shqipëri pasi nuk ka më çfarë ta mbajë në Greqi. Fjalët e saj jashtë morgut të spitalit të Korinthit ku njohu fëmijën e saj i japin një dimension tjetër orëve të fundit të 6-vjeçares.
“Ai thoshte shumë se nuk ishte mirë, se nuk e priste ta bënte këtë, rrinte dhe pinte. Një ditë më parë ata kishin shkuar në një pagëzim dhe ai ishte ulur dhe pinte. Ai ishte në gjendje të mjerueshme. I dhanë qetësues." tregon për ANT1 nëna e 6-vjeçares.
Amelia u gjet e vdekur nën kabinën e një varke në zonën detare Kalamaki të Korinthit. Babai ka deklaruar se fëmija i tij ka rrëshqitur në jelek shpëtimi dhe ka humbur në fund, ndërsa ai vetë nuk ka mundur të zhytet pasi vuan nga astma .“Unë nuk do ta lëndoja fëmijën, e adhuroja atë. E adhuroja fëmijën tim, ai ishte forca ime . Kur fëmija erdhi në shtëpi mora forcë. Unë dhe gruaja ime nuk kemi problem, nuk kemi asnjë akuzë mes nesh. Ne jemi bashkë në atë që na ndodhi. Unë e pata fëmijën për një muaj rresht. Vija çdo pasdite nga puna dhe e merrja ”, pohoi dje babai duke folur për protothema.gr.
Mirëpo, deklaratat e nënës, sipas dëshmive, i japin një dimension tjetër jetës së çiftit që së fundmi nuk jetojnë bashkë. “Ky takim nuk ishte i planifikuar. Erdhi dhe më tha...“Do ta marr fëmijën sot se jam në shtëpi”. Nuk e prisja”, tha nëna e 6-vjeçares.
“Iku një engjëll, ta ndihmojmë nënën. Ata duhet të hapin gojën , të flasin atje në fshat. Se ajo kishte kaluar situata të mjerueshme. Se ka ngrënë dru . Nuk kishte as energji elektrike. Qumështin e fëmijës e ka marrë dhe e ka ngrohur fqinji”, tregon një mikeshë e mamasë së Amelisë.
Roja bregdetare po studion tërësisht të gjitha fotot nga vendi i ngjarjes në momentin e zbulimit të Amelisë./Protothema.gr
Moti TIRANË- E shtuna shoqërohet me mot të kthjellët e herë pas here me reshje shiu. Sipas Meteoalb, moti do të jetë me ...
Foto ilustruese LUSHNJE- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Lushnje-Fier. Mësohet se dy makina janë përpl...
Foto Ilustruese TIRANË- Zbulohen detaje të reja nga tentative për të djegur me benzinë vajzën 16-vjeçare në Tiran...
Qendra e emigracionit BRITANI- Një shqiptar i cili jeton prej 10 vitesh në Britaninë e Madhe i është kërkuar të lar...
Foto ilustruese ELBASAN- Një peshkatar në Gramsh ka shpëtuar mrekullisht pasi është goditur nga rrufeja. Sipas informacioneve b&eu...
Marinela Marku dhe i moshuari TIRANË- Një vajzë e sëmurë me disleksi (vështirësia e të nxënit) ësht&...
Maria Passer TIRANË- Maria Passer është shoqe udhëtimesh me rusen e burgosur nw Shqipëri. Nw intervistwn pwr EuroNews, vajza trego...
Pasaporte shqiptare HOLANDË- Mediat holandeze i kanë kushtuar një artikull planit të qeverisë shqiptare për tu siguruar ...
Ervis Martinaj TIRANË- Vajza që u filmua nga kamerat e sigurisë së një hoteli me të zhdukurin Ervis Martinaj ka treguar takim...
Dea Mishel Hoxha TIRANË- Dea Mishel Hoxha është penduar për videon tallëse që postoi në lidhje me fëmijët jeti...