Politike

DOKUMENTI/ Gjendja Civile i përgjigjet SPAK-ut: Ilir Meta s’e ka ndryshuar kurrë emrin

Gjendja Civile bën me dije se Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk e ka ndryshuar asnjëherë identitetin.

26 Gusht 2022, 17:09 Nga F.M
DOKUMENTI/ Gjendja Civile i përgjigjet SPAK-ut: Ilir Meta s’e ka
Ilir Meta

TIRANË- Gjendja Civile i ka kthyer përgjigje Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në shkresën zyrtare, Gjendja Civile bën me dije se Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk e ka ndryshuar asnjëherë identitetin.

"Në përgjigje të shkresës suaj me nr.7052 prot. (S.K), datë 08.08.2020, drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, për sa parashtroni për nevoja hetimi të procedimit penal nr. 122 të vitit 2022, pas verifikimeve të kryera nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civili: rezulton të jetë i regjistruar shtetasi sipas të dhënave të paraqitura me (emër, mbiemër, Ilir Metaj, emri i babait Rexhep, emri i nënës Fiqirete, lindur në çepan, Skrapar, më datë 24.03.1969, me gjnedje civile 'i martuar', me numër personal G90324055M, me adresë vendbanimi: rruga 'Vaso pasha', ndërtsa 1817; Siç konstatojmë nga verifikimet, shtetasi në fjalë nuk ka ndryshime në përbërësit e gjendjes civile. Ju falenderojmë për mirëkuptimin,"- thuhet në shkresë.

Prokuroria e Posaçme SPAK ka nisur hetimin për ish-presidentin e Republikës, Ilir Meta, sot kryetar i ish-LSI, e ndryshuar në emrin Partia e Lirisë, pas kallëzimit të disa muajve më parë që iu bë nga ish-deputeti Halit Valteri. SPAK kërkon informacion nga disa institucione përfshirë edhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, të cilit i kërkoi formularin e dekriminalizimit. Disa javë më parë, Meta u akuzua nga Autoriteti i Dosjeve si bashkëpunëtor i Ish-Sigurimit të Shtetit, por hetimi i sotëm lidhet me një tjetër çështje. Kallëzimi i Valterit lidhet me një artikull të gazetës austriake, "Kronen Zeitung", e cila e akuzonte Metën se kishte paguar 700,000 mijë dollarë për lobim në SHBA, përmes një kompanie offshore qipriote. Lobimi lidhej me një foto që Meta bëri në ceremoninë e inagurimit të presidentit Donald Trump. 

spak nis hetimet per meten

Sondazh

Poll