Bota

Moderna padit Pfizer dhe BioNTech: Na kopjuat teknologjinë për vaksinën kundër Covid

Moderna dhe partneri i saj Pfizer Inc dhe BioNTech ishin dy nga kompanitë e para që zhvilluan një vaksinë kundër koronavirusit të ri.

26 Gusht 2022, 15:23 Nga e.k
Moderna padit Pfizer dhe BioNTech: Na kopjuat teknologjinë për
Moderna

SHBA- Moderna ka paditur Pfizer dhe partnerin e saj gjerman BioNTech për shkelje të patentave për zhvillimin e vaksinës së parë kundër COVID-19 të miratuar në Shtetet e Bashkuara, duke pretenduar se ata kopjuan teknologjinë që Moderna zhvilloi vite përpara së të përhapej pandemia.

“Ne besojmë se Pfizer dhe BioNTech kopjuan në mënyrë të paligjshme shpikjet e Moderna-s dhe ata kanë vazhduar t'i përdorin ato pa leje,” tha në një deklaratë Shefi Ligjor i Moderna Shannon Thyme Klinger.

“Ne paditëm Pfizer për të mbrojtur platformën inovative të teknologjisë mRNA, të cilën ne filluam, investuam miliarda dollarë gjatë dekadës para pandemisë COVID-19”, shtoi ai.

Bancel tha se kompania po vazhdon të përdorë teknologjinë për të zhvilluar trajtime për gripin dhe HIV, si dhe sëmundjet autoimune dhe kardiovaskulare dhe format e rralla të kancerit.

Moderna dhe partneri i saj Pfizer Inc dhe BioNTech ishin dy nga kompanitë e para që zhvilluan një vaksinë kundër koronavirusit të ri.

moderna

Sondazh

Poll