Bota

ZBULIMI: Vajza e Putin udhëtoi 20 herë në Gjermani me vizë italiane

Tikhonova, që nga viti 2015, ka udhëtuar rreth 20 herë në territorin gjerman duke përdorur një vizë Shengen të lëshuar nga Italia. 

26 Gusht 2022, 14:52 Nga A.B
ZBULIMI: Vajza e Putin udhëtoi 20 herë në Gjermani me vizë
Katerina Tikhonova

GJERMANI- Gazeta gjermane 'Der Spiegel' në bashkëpunim me platformën ruse të hetimit IStories raporton se vajza e Vladimir Putin, Katerina Tikhonova ka udhëtuar në Gjermani për shumë vite me radhë. Sipas zbulimeve, 35-vjeçarja ka qëndruar në Bavari, Mynih ose pranë liqenit Tegernsee dhe gjatë udhëtimeve shoqërohej nga agjentë e roje presidenciale.

Ajo që thekson gazeta është se prania e Tikhonova kaloi pa u vënë re nga shërbimet sekrete gjermane. Tikhonova, që nga viti 2015, ka udhëtuar rreth 20 herë në territorin gjerman duke përdorur një vizë Shengen të lëshuar nga Italia. 

Sipas tyre, arsyeja e udhëtimit është takimi me një shok gjerman, Igor Zelensky, balerin ekspert që deri në prill 2022 drejtoi kompaninë profesionale Bayrische Staatsballet.

Sebastian Fiedler, deputet dhe anëtar i SPD-së, komentoi këtë zbulim: Rasti është një shembull i rëndësishëm i faktit se në dekadat e fundit ne nuk kemi zhvilluar asnjë strategji për të kundërshtuar agjentët rusë dhe aktivitetet e tyre. Dhe ne nuk mund të vazhdojmë kështu”.

Si rregull, për hyrjet në Gjermani regjistrohen dhe gjurmohen personat dhe fëmijët e drejtuesve të vendeve të tjera, vetëm kur zbulohet një nevojë hetimore. Në vitin 2019, u zbulua se vajza e Putinit udhëtoi shumë në Evropë e po atë vit ajo u shtua në listën e zezë të BE-së./Përkthyer nga Corriere.it

katerina tikhonova putin igor zelensky

Sondazh

Poll