Bota

Tragjedi për familjen britanike, gjenden të mbytur brenda liqenit dy vëllezërit në Gjermani

Dy vëllezërit e moshave nëntë dhe shtatë vjeç, u nxorrën nga uji të pajetë.

26 Gusht 2022, 14:31 Nga A.B
Tragjedi për familjen britanike, gjenden të mbytur brenda liqenit dy
Policia

GJERMANI- Dy vëllezër britanikë janë gjetur të mbytur në një liqen në Gjermani. 'DailyMail' raporton se dy vëllezërit e moshave nëntë dhe shtatë vjeç, u nxorrën nga uji të pajetë pasi u raportuan fillimisht të zhdukur nga prindërit e tyre rreth orës 18:00 të së enjtes.

Ambulancat nxituan në vendngjarje në liqenin Rursee në Gjermaninë perëndimore dhe shpëtuesit nxorrën nga uji viktimat. Fëmijët u shpallën të vdekur në momentin që u dërguan në spital. 

Liqeni ku u gjetën të vdekur fëmijët ndodhet në Simmerath, afër Aachen. Ai është një destinacion popullor për turistët, madje një ditë para se të zbuloheshin trupat, familja ishte duke shijuar pushimet.

Policia tha për Bild se fillimisht morën një telefonatë urgjence në orën 17:59 të së enjtes dhe dërgoi menjëherë disa automjete të reagimit në vendngjarje. Ekipet e specializuara nga Agjencia Gjermane e Ndihmës Teknike (THë) dhe DLRG (Organizata Gjermane e Shpëtimit të Jetës) shkuan më pas atje.

Bild raportoi se ishte një ndihmës i parë që gjeti trupat e fëmijëve, të pajetë në ujë. Institucionet përkatëse kanë nisur hetimet për të zbuluar shkakun e vdekjes së dy fëmijëve.

mbyten dy vellezerit ne gjermani gjermani

Sondazh

Poll