Aktualitet

Operacioni “Vilanova”/ Ekstradohet drejt Spanjës 23-vjeçari nga Fieri (EMRI)

I riu është kapur në muajin maj nga Policia e Fierit, si rezultat i operacionit policor të koduar “Vilanova”.

26 Gusht 2022, 13:53 Nga DOSJA

 

Operacioni “Vilanova”/ Ekstradohet drejt Spanjës
Ekstradim

 

TIRANË- Renato Toro është 23-vjeçari i cili do ekstradohet drejt Spanjës. I riu është kapur në muajin maj nga Policia e Fierit, si rezultat i operacionit policor të koduar “Vilanova”. Toro ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Penale 2 e Vilanova-s/Spanjë, me vendimin e datës 20.08.2021, kishte nxjerrë urdhër arresti ndaj 23-vjeçarit, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe kundër shëndetit publik, të parashikuara në Kodin Penal spanjoll.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijon bashkëpunimi me homologët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.  Ekstradohet drejt Spanjës, 23-vjeçari i kërkuar për kryerjen e veprave penale në fushën e narkotikëve dhe kundër shëndetit publik, sipas legjislacionit spanjoll. 23 vjeçari është kapur  më 06.05.2022, nga Policia e Fierit, si rezultat i operacionit policor të koduar “Vilanova”. Nga Zyra Qendrore Interpol Tirana, falë bashkëpunimit me homologët spanjollë, u bë ekstradimi nga vendi ynë drejt Spanjës, i shtetasit:

- R. T., 23 vjeç, banues në Fier. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Penale 2 e Vilanova-s/Spanjë, me vendimin e datës 20.08.2021, kishte nxjerrë urdhër arresti ndaj 23-vjeçarit, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe kundër shëndetit publik, të parashikuara në Kodin Penal spanjoll. Shtetasi R. T., u vu në pranga në 06.05.2022, në kuadër të operacionit  policor të koduar “Vilanova”, zhvilluar nga Policia e Fierit.’-

renato toro eksradim drejt spanjes spanje

Sondazh

Poll