Aktualitet

Hetohet për spiunazh/ Rusia lëshon fletë-arresti për rusen e kapur në Shqipëri

Emri i saj i plotë dhe data e lindjes – 19 mars 1989 – që janë përmendur në gjykatë lidhur me Timofeyevan, janë të dhëna të njëjta sikurse të fotografes ruse, Svetlana Timofeyeva, e cila po ashtu njihet si Lana Sator.

26 Gusht 2022, 12:25 Nga F.M
Hetohet për spiunazh/ Rusia lëshon fletë-arresti për rusen e
Svetlana Valeryevna Timofeyeva

TIRANË- Svetlana Valeryevna Timofeyeva, 33-vjeçarja ruse që u kaoë në Uzinën e Gramshit pas incidentit me ushtarët shqiptarë. RBC shkruan se një gjykatë në Moskë ka lëshuar fletarrestim për Svetlana Valeryevna Timofeyeva, të dhënat personale të së cilës përkojnë plotësisht me të dhënat e një gruaje që është ndaluar në Shqipëri, nën akuzat për spiunim.  Gjykata në distriktin Meshçasky, ka thënë më 26 gusht se ka shtuar Timofeyevan, e cila është akuzuar se në mënyrë të paligjshme ka siguruar informacion të klasifikuar – në listën e personave që kërkon nëpër botë.

Emri i saj i plotë dhe data e lindjes – 19 mars 1989 – që janë përmendur në gjykatë lidhur me Timofeyevan, janë të dhëna të njëjta sikurse të fotografes ruse, Svetlana Timofeyeva, e cila po ashtu njihet si Lana Sator.

Ajo është arrestuar në Shqipëri dhe është lënë në masën e sigurisë ‘arrest me burg’ një ditë më parë. Timofeyeva, Mikhail Zorin, dhe tjetri ukrainas, Fedir Mykhaylov, janë ndaluar më 20 gusht në Shqipëri. Ata tentuan të futeshin në Uzinën e Gramshit por u ndaluan nga ushtarët shqiptarë. Ishte Zorin ai që bëri tentativën të futej, ndërsa Timofeyeva dhe ukrainasi qëndronin në një makinë sportive. Pasi 24-vjeçari u ndalua nga shqiptarët, i sulmoi ata me një spraj lotsjellës. Të tre u vunë në pranga dhe akuzohen për spiunazh. Ata dyshohet se janë pjesë e një rrjeti spiunazhi që i ka dërguar në Shqipëri për të fogorafuar uzinat. Hetimet vijojnë.

ruset sulmojne uzinen e gramshit svetlana valeryevna timofeyeva

Sondazh

Poll