Politike

Begaj heq nga puna djalin e Shvarc, Gjekmarkaj: Ka punuar me katër krerë shtetesh! Korrigjimi i gabimit nuk është dobësi

Në statusin e publikuar në Facebook, Gjekmarkaj shkruan se nuk e di motivin e shkarkimit, por thekson se në vendin tonë në përgjithësi ato janë subjektive për të hequr dikë që ti hapet vend dikujt.

25 Gusht 2022, 21:48 Nga e.k
Begaj heq nga puna djalin e Shvarc, Gjekmarkaj: Ka punuar me katër
Edvin Shvarc

TIRANË- Edvin Shvarc, djali i përkthyesit të madh me origjinë hebreje, Robert Shvarc është larguar nga posti që mbante në Presidencë me ardhjen e Bajram Begajt. lLidhur me këtë ka reaguar dhe deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, i cili e këshillon Kreun e Shtetit që ta rikthejë në punë.

Në statusin e publikuar në Facebook, Gjekmarkaj shkruan se nuk e di motivin e shkarkimit, por thekson se në vendin tonë në përgjithësi ato janë subjektive për të hequr dikë që ti hapet vend dikujt.

"E bënte si askush tjetër punën  e vet, atë të përkthyesit po  e po por edhe të drejtorit. Solid në kulturë jo thjesht si biri i Shvarcit të madh por i studimeve në Shqipëri e Amerikë, leximeve,  përkthimeve, ngulmimit të tij. Një anglishtfoles i përsosur. Pa drojë i bënte nder zyres ku punonte, i jepte asaj dinjitet dhe rracionalitet, rregull e korrektesi. Sot është i papunë. Sa keq. Edvini do ta gjejë një punë me siguri por Presidenca e Republikes zor e ka ta zevendesojë me një të ngjashem sepse realisht ai ska të ngjashem në perpikmerinë dhe skrupolozitetin që e krakterizon", shkruan Gjekmarkaj.

STATUSI I PLOTË I AGRON GJEKMARKAJT

Zoti President  Begaj  korrigjimi i gabimit nuk është dobësi !

Duke lexuar një shkrim të Andi Bejtjes mora vesh që Presidenti i Republikës Bajram Begaj kishte liruar nga detyra ose me qartë të themi e kishte hequr nga puna Edvin Shvarcin i cili ka punuar aty me kater nga krerët e shtetit !

Nuk e di cili është motivi po në vendin tonë në përgjithësi ato janë subjektive për të hequr dikë që ti hapet vend dikujt !

Për më shumë se tre vjet kam qenë pjesë e stafit të Presidentit Bamir Topi , aty e kam gjetur dhe aty  e kam lënë Shvarcin! Nuk e kam patur as mik sepse ai nuk afrohej shumë por as antipati  jo, sepse ai ishte korrekt dhe i respektueshem me të gjithë pa i ikur tentacionit per humor elegant. Ai të linte përshtypjen si pakukush tjeter që atë e mbron puna e tij dhe ligjet e shtetit jo raportet personale dhe miqësitë. Një qasje hebraike ndaj të dyjave kishte.

E bënte si askush tjetër punën  e vet, atë të përkthyesit po  e po por edhe të drejtorit. Solid në kulturë jo thjesht si biri i Shvarcit të madh por i studimeve në Shqipëri e Amerikë, leximeve,  përkthimeve, ngulmimit të tij. Një anglishtfoles i përsosur. Pa drojë i bënte nder zyres ku punonte, i jepte asaj dinjitet dhe rracionalitet, rregull e korrektesi. Sot është i papunë. Sa keq. Edvini do ta gjejë një punë me siguri por Presidenca e Republikes zor e ka ta zevendesojë me një të ngjashem sepse realisht ai ska të ngjashem në perpikmerinë dhe skrupolozitetin që e krakterizon. Persona me kaq eksperiencë në çdo vend të Europes mbeshteten, promovohem ndersa tek ne i hedhim në rrugë. Pershtypje bën e dhemb më shumë kur këtë e ben Presidenti i Republikës të cilin nuk e përshkruajnë për burrë të keq nga pikpamja njerzore se nga ajo publike nuk po merrem.

Dikush mund ti thote Shvarci nuk është i yni, një tjeter me gjej një vend pune  per djalin, nusen, motren etj por Presidenca e Republikës  nuk duhet të jete vend qokash të rendomta, po simbol i shumë ekuilibrave të  kushtetutes, të respektimit të shtetit, të dinjitetit të zyrtarit, të tradites, të krahinave, të feve , të minorancave e shumëçkje që shfaqet si komponent i shoqerisë sonë! Zoti President ktheje Shvarcin aty ku ishte, ky gjest mund të të merret per mirë, si gjest i  njeriut që di të kuptojë gabimet  e veta, këshillat e keqia dhe kerkesat mujshare. Korrigjimi i gabimit nuk është dobesi. Kur shembulli mungon në Presidencë, kur shteti goditet bash aty në ligj por edhe në mistiken e tij mbrojtese për më poshtë mbetesh pa tekst !

edvin shvarc agron gjekmarkaj

Sondazh

Poll