Art&Argëtim

Dyshohet se "drogoi" dhe përdhunoi një grua në Manhattan, vihet në hetim ylli i 'Home Alone'

Aktori ka deklaruar se është i pafajshëm për këto akuza dhe do të paraqitet në gjykatë në muajin tetor

26 Gusht 2022, 10:41 Nga A.B
Dyshohet se "drogoi" dhe përdhunoi një grua në
Devin Ratray

SHBA- Ylli i “Home Alone”, Devin Ratray është duke u hetuar nga autoritetet e Nju Jorkut mbi akuzat se ai përdhunoi një grua në Nju York në vitin 2017.

Ratray, tashmë 45 vjeç, tashmë po përballet me akuza për dhunë në familje pasi e dashura e tij e atëhershme pretendoi se ai e mbyti dhe e goditi me grusht në Oklahoma dhjetorin e kaluar. Ai është deklaruar i pafajshëm për këto akuza dhe do të paraqitet në gjykatë në muajin tetor, raporton 'DailyMail'.

Ish-aktori është i njohur për rolin e tij si vëllai i madh i Kevin McCallister në filmin e festave të vitit 1990 në Home Alone.

devin ratray home alone

Sondazh

Poll