Aktualitet

VD-Plagosi fqinjin, autori kapet në Fresk, një grua i çonte ushqime, pranga personave që e strehonin

Autori strehohej në një banesë në zonën e 'Freskut' në Tiranë.

26 Gusht 2022, 08:40 Nga A.B
VD-Plagosi fqinjin, autori kapet në Fresk, një grua i çonte
Momenti i arrestimit

TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar 49-vjeçarin Albert Osteni i cili tre ditë më parë plagosi me armë zjarri fqinjin e tij në Allias, 23-vjeçarin Renaldo Mejdani. Autori strehohej në një banesë në zonën e 'Freskut' në Tiranë. Osteni po qëndronte në banesën e mikut të tij Fatmir Gecit, nga ku edhe u gjet nga policia. Geci u vu po ashtu në pranga dhe do të hetohet për veprat penale "Përkrahja e autorit të krimit" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta". Në prangat e policisë u vu edhe 39-vjeçarja me iniciale O.I e cila gjithashtu e ndihmoi të arratisej nga vendngjarja. Policia informon se në atë banesë, një grua me inicialet E. K., vinte dhe ndihmonte autorin, duke i dërguar ushqime.

Gjatë kontrollit të banesës së Ostenit, në ditën kur ndodhi ngjarja policia gjeti dhe sekuestroi një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe 2 shufra metalike, si ato të Policisë.

SI NDODHI PLAGOSJA?

Mbrëmjen e 23 gushtit, Albert Ostreni sëbashku me Ronaldo Mejdanin, të cilët ishin fqinj në zonën e Alliasit në Tiranë, kanë qenë  në të njëjtin lokal dhe për shkak të një konflikti të çastit Ostreni ka qëlluar drejt tij me armë zjarri duke e lënë të plagosur. Ostreni u largua pa lënë asnjë gjurmë pasi u ndihmua nga dy miqtë e tij, Fatmir Geci dhe 45-vjeçari me inicale D.O., (i arrestuar nga policia).

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet operacioni policor i koduar "Fresku", i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Forcën e Posaçme "Shqiponja". Vihet në pranga 49-vjeçari që plagosi me armë zjarri fqinjin e tij, mbrëmjen e datës 23.08.2022. Në pranga dhe 46-vjeçar që e strehoi autorin e dyshuar të plagosjes, në banesën e tij, si dhe procedohet në gjendje të lirë edhe një shtetase tjetër, të dy për përkrahje të autorit të krimit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Forcën e Posaçme "Shqiponja", në vijim të punës për kapjen e autorit të ngjarjes së ndodhur me datë 23.08.2022, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi R. M., 23 vjeç, bazuar dhe informacionet e marra në rrugë operative për vendndodhjen e shtetasit A. P. (O)., kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Fresku".

Si rezultat i këtij operacioni, në rrugën "Teki Selenica", u bë lokalizimi dhe arrestimi i shtetasit A. P. (O)., 49 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Vrasja", mbetur në tentativë, "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve luftarake dhe i municionit", "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta", "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Prishja e rendit dhe qetësisë publike".

Gjithashtu, u arrestua shtetasi F. G., 46 vjeç, për veprat penale "Përkrahja e autorit të krimit" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta", si dhe u procedua penalisht shtetasja E. K., 45 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale "Përkrahja e autorit të krimit".

Shtetasi A. P. (O)., me datë 23.08.2022, ka plagosur me armë zjarri shtetasin R. M., 23 vjeç dhe më pas, i përkrahur nga shtetasi D. O., 45 vjeç, dhe O. I., 39 vjeçe (të arrestuar më parë), është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është strehuar në banesën e shtetasit F. G., në rrugën "Teki Selenica", ndërsa shtetasja E. K., e ndihmonte duke i dërguar ushqime, në banesën ku strehohej 49-vjeçari.

Gjatë kontrollit të banesës të shtetasit A. P. (O), ditën e ngjarjes, me datë 23.08.2022, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe 2 shufra metalike, si ato të Policisë. Ditën e djeshme, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit F. G., shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një dorezë grushti (përforcues metalik). Vijon puna për gjetjen e armës së përdorur për kryerjen e krimit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

albert osteni plagosje ne tirane renaldo mejdani

Sondazh

Poll