Bota

Pas takimit me Escobar Kurti mbledh ambasadorët e QUINT-it

Siç thuhet në njoftimin e kryeministrisë, duke folur për takimin e datës 18 gusht në Bruksel, kryeministri Kurti theksoi se Republika e Kosovës ka treguar vullnet dhe gatishmëri për t’u angazhuar në një dialog parimor dhe të përgatitur mirë, drejt një marrëveshjeje që në qendër ka njohjen reciprok, transmeton Klankosova.tv.

25 Gusht 2022, 21:42 Nga e.k
Pas takimit me Escobar Kurti mbledh ambasadorët e QUINT-it
Albin Kurti në takim me ambasadorët e QUINT-it

PRISHTINË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ushtruesen e detyrës së Shefes së Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Anna Carin Platon dhe ambasadorët e shteteve të QUINT-it.

Siç thuhet në njoftimin e kryeministrisë, duke folur për takimin e datës 18 gusht në Bruksel, kryeministri Kurti theksoi se Republika e Kosovës ka treguar vullnet dhe gatishmëri për t’u angazhuar në një dialog parimor dhe të përgatitur mirë, drejt një marrëveshjeje që në qendër ka njohjen reciprok, transmeton Klankosova.tv.

Në deklaratë thuhet po ashtu se u ka prezantuar atyre edhe elementet e gjashtë kapitujve të Kornizës së Përgjithshme të marrëveshjes së ardhshme me Serbinë, për normalizim të plotë të marrëdhënieve me njohje reciproke në qendër.

Në takim u bisedua edhe për marrëveshjen për targat, për zhvillimet politike në vend si dhe situatën politike në rajon.

Më tej kryeministria thotë se gjatë takimit u ritheksua përkushtimi për bashkëpunim dhe bashkërendim të veprimeve ndërmjet Qeverisë, institucioneve të Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Italisë.

albin kurti

Sondazh

Poll