Politike

Berisha: Shqipëria u shndërrua në kavie të doktrinës të Soros! Rama flet vetëm për kanabis

Sa i përket Reformës në Drejtësi Berisha tha se ishte një vegël në duart e Xhorxh Soros, duke shtuar se Shqipëria u shndërruar në kavie e doktrinës së Xhorxh Soros.

25 Gusht 2022, 20:28 Nga e.k
Berisha: Shqipëria u shndërrua në kavie të doktrinës
Sali Berisha

POGRADEC- Duke folur gjatë takimit me intelektualë të Pogradecit Berisha nuk kurseu akuzat ndaj kreut të qeverisë, Edi Rama. Sa i përket Reformës në Drejtësi Berisha tha se ishte një vegël në duart e Xhorxh Soros, duke shtuar se Shqipëria u shndërruar në kavie e doktrinës së Xhorxh Soros.

"Sa i përket drejtësisë, kur nisi reforma e kam mbështetur sepse nuk ka asgjë më shumë se një rëndësi të pavarur. Por Xhorxh Soros kishte një projekt, unë e njoh shumë mirë. Kjo reformë i ka prerë shtetit shqiptar kolonën vertebrale, harta është në kundërshtim me ligjin. Shqiptarët kanë humbur falë kësaj reforme për të pasur një proces gjyqësor të drejtë", tha Berisha.

Sali Berisha: E thatë ju 22 mln km, me 3 mln në Europë. 600 mijë euro për shkolla në BE, 3 mln e ndërton Erion Veliaj në Tiranë dhe rreh gjoksin me vjedhjen e tij. Tenderat djegësat, 420 mln asnjë prej tyre nuk funksionon. Falimentojnë bashkitë, ndërmarrja është e Edi Ramës dhe Erion Velisë. Çmimet janë stratosferike dhe të rritura me Bord me qëllim që të shtohen të ardhura nëpërmjet TVSH. Amnistia është vrastare për konkurrencën, nuk ka më konkurrencë. Dil ti atje dhe bëj para me para. Kemi një shtet që është shndërruar në një makineri të tmerrshme vjedhjeje, shkatërrimi. Sa i përket drejtësisë, kur nisi reforma e kam mbështetur sepse nuk ka asgjë më shumë se një rëndësi të pavarur. Por Xhorxh Soros kishte një projekt, unë e njoh shumë mirë. Kjo reformë i ka prerë shtetit shqiptar kolonën vertebrale, harta është në kundërshtim me ligjin. Shqiptarët kanë humbur falë kësaj reforme për të pasur një proces gjyqësor të drejtë. Sepse ligji thotë jo vetëm proces transparent por edhe në kohë, se nëse nuk e merr të drejtën në kohë ai edhe mund të vdesë. S’ka më të drejtë reale për qytetarët e këtij vendi falë reformës së Xhorxh Soros, tani e vërteta po bëhet gjithnjë e më e qartë. Shqipëria u shndërrua në kavie e doktrinës së Soros. Ramën e keni dëgjuar ai flet për kanabis, nuk flet ai për kulturë bujqësore. Promotor kryesor i ndalimit të luftës kundër drogës është Xhorxh Soros. Këtu ai ka Edi Ramën. 

sali berisha

Sondazh

Poll