Politike

"Jo e dhunshme por as gudulisëse", Berisha paralajmëron mosbindje civile: Rama i ka ditët e numëruara

Berisha u ndal dhe tek ligji i lustracionit për të cilin tha se PD e ka votuar dy herë dhe në atë kohë Rama e çoi në Gjykatën Kushtetuese.

25 Gusht 2022, 18:49 Nga e.k

"Jo e dhunshme por as gudulisëse", Berisha paralajmëron

POGRADEC- Duke folur nga Pogradeci ku zhvilloi një takim me kryesinë e PD në këtë qytet, kryedemokrati Sali Berisha duke folur për mediat u ndal dhe tek thirrja në SPAK e kreut të PL-së, Ilir Meta. 

Berisha e quajti këtë një sulm politik dhe tha se Rama po mundohet ta kthejë SPAK-un në një aneks të tij politik. Berisha u ndal dhe tek ligji i lustracionit për të cilin tha se PD e ka votuar dy herë dhe në atë kohë Rama e çoi në Gjykatën Kushtetuese.

Pjesë nga pyetje-përgjigjet e Sali Berishës me gazetarët

Sali Berisha: Po bëhet që të kthehet SPAK në aneks të Edi Ramës. Gjithçka është në kuadrin e shndërrimit të SPAK, shërbimit Informativ Kombëtar, komisionit të Dosjeve, në anekse të zyrës së Edi Ramës. Gjithçka zhvillohet në kuadrin e shtetit monist

Pyetje: A do ta mbëeshtesni ligjin e lustracionit?

Sali Berisha:PD ligjin e lustracionit e ka votuar dy herë , një herë në ’96 dhe PS e ka kundërshtuar, po ashtu e ka votuar edhe në 2008. PD ka qenë dhe do jetë për ligjin e lustracionit , nuk ka asnjë hezitim, por nuk duhet ngutur. Rama është në një panik të tmerrshëm dhe mendon se duke përdorur procedura ligjore kundër kundërshtarëve do të shpëtojë , por kjo nuk do të ndodhë. Ai e ka nisur me një falsifikim

Pyetje: A do jetë e dhunshme?

Sali Berisha: Do të vijojë me të gjitha format e protestave përfshirë edhe mosbindjen civile. Mosbindja civile nuk është e dhunshme, por edhe gudulisje nuk është 

Pyetje: Si i keni marrëdhëniet me Partinë e Lirisë?

Sali Berisha: Shumë të mira janë marrëdhëniet. Jemi në sintoni të plotë. Asgjë nuk e pengon këtë opozitë nga fitorja. Edi Rama do i ketë kohërat e numëruara, e shihni se si përpëlitet.

sali berisha

Sondazh

Poll