Politike

Hetimi për Metën, Berisha: Rama në panik të madh, SPAK udhëhiqet nga ai

Gjatë një deklarate pas takimit me strukturat e partisë në Pogradec, Berisha ka deklaruar se ky hetim tregon që kryeministrin Edi Rama e ka zënë paniku.  

25 Gusht 2022, 18:50 Nga I.A
Hetimi për Metën, Berisha: Rama në panik të madh, SPAK
Sali Berisha

POGRADEC- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar nisjen e hetimit të SPAK ndaj kreun të Partisë së Lirisë Ilir Meta. Gjatë një deklarate pas takimit me strukturat e partisë në Pogradec, Berisha ka deklaruar se ky hetim tregon që kryeministrin Edi Rama e ka zënë paniku. Po ashtu ai ka deklaruar se Rama e ka e ka shpallur vetën në një armik të egër të shqiptarëve. 

“Ky njeri e ka shpallur veten armik i egër i shqiptarëve. PD nuk merr kurrë pushtet përveçse me votë. Protesta është pa asnjë diskutim institucioni demokratik për t’i dhënë mësim kësajqeverie. Gjithçka është në kuadrin e shnndërrimit të SPAK, SHISH, Autorutetit të Dosjeve në anekse të zyrës së Edi Ramës. Kemi një shtet monist. PD ligjin e lustracionit e ka votuar dy herë. E ka votuar në vitin 1996, dhe në 2008. Edi Rama e ka dërguar në GJK atë ligj. PD është dhe ka qenë gjithmonë për ligjin e lustracionit. Por mos u ngutni. Edi Rama është në panik të tmerrshëm. Mendon se duke përdorur procedura kundër kundërshtarëve mund të shpëtojë. Nuk shpëton. E ka nisur me falsifikim. Personi për të cilin akuzohet ka deklaruar se nuk ka pasur”, tha Berisha.

sali berisha ilir meta spak nis hetimet per meten

Sondazh

Poll