Politike

Berisha në Pogradec, eksperti: Nga 1 janari Rama do tatojë biznesin e vogël

Në fjalën e tij eksperti Rruzhdi Shkullaku deklaroi se biznesi i vogël dhe i mesëm, pasi në Pogradec nuk ka biznes të madh, është në ditë të hallit.

25 Gusht 2022, 20:09 Nga I.A
Berisha në Pogradec, eksperti: Nga 1 janari Rama do tatojë biznesin e
Rruzhdi Shkullaku

POGRADEC- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar një bisedë me qytetarët e Pogradecit. Në fjalën e tij eksperti Rruzhdi Shkullaku deklaroi se biznesi i vogël dhe i mesëm, pasi në Pogradec nuk ka biznes të madh, është në ditë të hallit. Ai deklaroi se nga 1 janari i vitit të ardhshëm Rama do të tatojë biznesin e vogël ndërsa shtoi se qeveria nuk harton politika zhvillimore.

“Kam 25 vite që i shërbej  biznesit dhe aktualisht ne sot, biznesi, si ai i vogëli, apo i mesmi, pasi biznes të madh sipas ligjit, Pogradeci nuk ka asnjë, sot është në ditë të hallit. Po pse është kështu. Po ju them se sot aktualisht në Pogradec bëhet vetëm një ndërtim. Ka rënë niveli i të punësuarve. Qeveria e Ramës jo vetëm që nuk ndërton politika zhvillimore që të përfshihen të rinjtë dhe të motivohen për të ndenjur në Shqipëri, por aplikon lloj-lloj taksash, si ai që do të vendosë në 1 janar të vitit 2023. Biznesi i vogël duhet ta dijë, që nuk ka deri në 2029 pa tatime, por do të tatohet në atë përmasë që nuk është tatuar asnjëherë,” tha Shkullaku.

rruzhdi shkullaku sali berisha

Sondazh

Poll