Politike

Berisha: Misioni i çdo demokrati është rrëzimi i qeverisë Rama.

Gjatë deklaratës Berisha ka thënë se Rama ka vrarë votën e lirë dhe se bandat e tij aknë ushtruar terror te qytetarët.

25 Gusht 2022, 19:03 Nga I.A
Berisha: Misioni i çdo demokrati është rrëzimi i
Sali Berisha

POGRADEC- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas takimit me Kryesinë e degës së PD në Pogradec tha në një prononcim për mediat se çdo shqiptar ka mision rrëzimin e qeverisë së Edi Ramës. Gjatë deklaratës Berisha ka thënë se Rama ka vrarë votën e lirë dhe se bandat e tij aknë ushtruar terror te qytetarët.

"Shtrova para tyre misionin e madh që ka sot çdo demokrat e demokrate, që ka sot PD-ja, për të shpëtuar Shqipërinë nga një armik i vërtetë i lirisë së shqiptarëve i cili ka përqendruar në duart e tij duke dhunuar votën.
Më 25 prill, garë midis shtetit elektoral dhe subjekteve të tjera, që do të thotë se nuk ishte garë elektorale. I lëmë mënjanë tonelatat me euro krimi që u përdorën për të blerë vota, bandat për të ushtruar terror, marr faktin e shtetit si parti elektorale. Pushteti i Ramës i përqendruar sot 10 për qind më shumë se sa në 91-shin tek Ramiz Alia, është një pushtet i rrezikshëm i cili ka shndërruar makinerinë shtetërore në një makineri gjigande mashtrimi për qytetarët. Plaçkitje e grabitje ndaj qytetarëve. Demokratët janë para një misioni historik edhe më të rëndësishëm se në 91-shin për të shpëtuar Shqipërinë nga ky regjim monist i një njeriu që e ka shpallur veten armik i egër i votës së lirë," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll