Politike

Begaj heq nga puna djalin e Shvarc, Noka publikon shkresën: Pa arsye, njollosi Presidencën

Noka shkruan se drejtori i informimit publik dhe marrëdhënieve me jashtë në Presidencë është pushuar pa ndonjë arsye nga puna.

25 Gusht 2022, 18:33 Nga F.M
Begaj heq nga puna djalin e Shvarc, Noka publikon shkresën: Pa arsye,
Edvin Shvarc

TIRANË- Edvin Shvarc, djali i përkthyesit të madh me origjinë hebreje, Robert Shvarc është larguar nga posti që mbante në Presidencë me ardhjen e Bajram Begajt. Lajmin e ka bërë me dije Flamur Noka, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike përmes një statusi në rrjetet sociale. Ai ka publikuar edhe shkresën e largimit nga puna të Shvarc, krah të cilës shkruan se drejtori i informimit publik dhe marrëdhënieve me jashtë në Presidencë është pushuar pa ndonjë arsye nga puna.

“Pas 19 vitesh punë në institucionin e Presidencës, ku shërbeu me profesionalizëm e korrektesë për 5 presidentë të ndryshëm, Edvin Robert Shvarc pushohet nga puna me një motivacion qesharak të shkruar në letër, pa i thënë një fjalë. Mungesë e madhe respekti nga Presidenti i Republikës ndaj një nëpunësi civil, i cili jeton me të ardhurat e kësaj pune në një apartament modest bashkë me zonjën dhe nënën e tij. Edvin Shvarc është shtetas shqiptar me prejardhje hebreje, zyrtar serioz dhe profesionist i rrallë. Ky akt i shëmtuar njollos institucionin më të lartë të shtetit. Presidenti Begaj nxitoi të shfaqte veten pa mbushur muajin në detyrë,”- shkruan Noka.

flamur noka edvin shvarc

Sondazh

Poll