Bota

FOTO/ "Puthja e vdekjes", Krokodili kap në nofulla kokën e zebrës së re dhe e tërheq drejt fundit

Predatori kishte pritur i fshehur në ujë derisa kapi zebrën e re për ta vrarë, teksa tufa e saj vrapoi për të shpëtuar duke u shpërndarë. Më pas zebra e pafat u tërhoq në ujë prej bishës së uritur në imazhet tregonin në mënyrë të vrazhdë sesi funksionojnë ligjet e natyrës.

25 Gusht 2022, 17:43 Nga e.k
FOTO/ "Puthja e vdekjes", Krokodili kap në nofulla kokën e
Momenti kur krokodili kap zebrën

AFRIKË- Imazhe tw trishjta vijnw nga Afrika. Nw fotot e publikuara nw mediat e huaja shihej një krokodil i pamëshirshëm që kishte kapur në nofulla kokën e një zebre, e cila përpiqej të pinte nga një rrjedhë ujore në rezervatin natyror në Kenia.

FOTO/ "Puthja e vdekjes", Krokodili kap në nofulla kokën e

Predatori kishte pritur i fshehur në ujë derisa kapi zebrën e re për ta vrarë, teksa tufa e saj vrapoi për të shpëtuar duke u shpërndarë. Më pas zebra e pafat u tërhoq në ujë prej bishës së uritur në imazhet tregonin në mënyrë të vrazhdë sesi funksionojnë ligjet e natyrës.

Biznesmeni Neal Cooper, 56 vjeç nga Pretoria në Afrikën e Jugut, fotografoi imazhet mahnitëse në rezervatin kenian të Mara Triangle.

Ai po qëndronte rreth 30 metra larg eventit të botës së egër, duke pritur momentin e përshtatshëm të dramës.

“Ishte një imazh i pastër i natyrës brutale të mbijetesës, që unë kapa në kamera", tha Cooper.

Ai shtonte se para se krokodili të sulmonte, zebrat po prisnin të gjitha bashkë për të pirë, të pandërgjegjshme për rrezikun që fshihej nën ujë, derisa njera prej tyre e pagoi me koken e saj.

afrikë neal cooper

Sondazh

Poll