Bota

VIDEO/ Të rinjtë vjedhin kasafortën në Selanik, momenti kur u bie nga bagazhi i makinës

Protothema shkruan se, autorët ngarkojnë kasafortën në bagazhin e një makine së bashku me bashkëpunëtorin e tyre që i priste.

25 Gusht 2022, 17:31 Nga I.A
VIDEO/ Të rinjtë vjedhin kasafortën në Selanik, momenti kur
grabitja

GREQI- Në një nga zonat më qendrore të Selanikut , në Avenue Nikis dhe para syve të kalimtarëve, dy persona kanë hyrë në një pallat dhe kanë vjedhur një kasafortë të tërë. Protothema shkruan se, autorët ngarkojnë kasafortën në bagazhin e një makine së bashku me bashkëpunëtorin e tyre që i priste.

Në videon e mëposhtme shihet autorët që vendosën me shpejtësi makinën përpara për t'u larguar, por kasaforta bie përtokë ndërsa njerëzit e shohin të hutuar. Sipas informacioneve të deritanishme, dy personat kanë hyrë në banesë në rrugën e Nikisit, nga ku kanë vjedhur kasafortën.

Më në fund, pavarësisht tentativës së parë të dështuar, ata arritën të fusin më mirë në bagazh kasafortën e vjedhur dhe të shpëtojnë para syve të habitur të qytetarëve.

grabitje ne selanik

Sondazh

Poll