Bota

FOTO/ Kim Jong Un ndërton 8 rezidenca luksoze! Armiqtë që duan ta vrasin të mos e dinë në cilën po qëndron

Imazhe të reja e re zbuluan se tetë shtëpi të reja luksoze janë ndërtuar në kompleksin Ch’angkwangsan, një pronë e fshehtë në zemër të Pyongyangut. U identifikua gjithashtu një ndërtesë e re mbrojtjeje dhe disa parcela toke për pallate të ardhshme.

25 Gusht 2022, 17:29 Nga e.k
FOTO/ Kim Jong Un ndërton 8 rezidenca luksoze! Armiqtë që duan ta
Pamjet satelitore

KOREJA E VERIUT- Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un ka një mbrojtje të re kundër vrasjes së tij, duke ndërtuar disa pallate të reja në “qytetin e tij të ndaluar” në mënyrë që armiqtë të mos mund ta dinë kurrë se ku po fle.

FOTO/ Kim Jong Un ndërton 8 rezidenca luksoze! Armiqtë që duan ta

Imazhe të reja e re zbuluan se tetë shtëpi të reja luksoze janë ndërtuar në kompleksin Ch’angkwangsan, një pronë e fshehtë në zemër të Pyongyangut. U identifikua gjithashtu një ndërtesë e re mbrojtjeje dhe disa parcela toke për pallate të ardhshme.

Eksperti Michael Madden tha se një arsye potenciale e ndërtimeve ishte që të mos dihej se ku qëndronte lideri korean.

“Nëse mendon se ai është në njërën shtëpi, mendohu edhe një herë, ai mund të jetë në tjetrën", tha ai.

Kjo është një taktikë paranojake që i referohet Qin Shi Huang, perandorit të parë të Kinës, i cili thuhej se flinte në një vend të ndryshëm çdo natë për t’u shpëtuar vrasësve.

kim jong un

Sondazh

Poll