Aktualitet

Gjirokastër/ Humb kontrollin, makina përfundon në kanal, aksidentohet rëndë drejtuesi (EMRI)

10 Gusht 2019, 13:40 Nga DOSJA
Gjirokastër/ Humb kontrollin, makina përfundon në kanal,

GJIROKASTËR– Një automjet ka dalë nga rruga në aksin Gjirokastër-Kakavijë si pasojë e humbjes së kontrollit nga ana e drejtuesit të mjetit.

Burimet bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në afërsi të fabrikës së përpunimit të qumështit “Gjirofarma” si rezultat i humbjes së kontrollit të mjetit të markës “Ford Fiesta”.

Automjeti që ka humbur kontrollin nuk është në pronësi të perosnit që po e drejtonte, pasi rezulton se makina është pronë e Nazif Sinanaj nga Tepelena.

Drejtuesi i mjetit ka marrë plagë shumë të rënda dhe është transportuar në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës në gjendje shumë të rëndë.

Ndërkohë që po punohet për identifikimin e të dëmtuarit.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksi gjirokastër-kakavijë aksident në gjirokastër gjirokaster aksi gjirokastër-kakavijë aksident në gjirokastër gjirokaster

Sondazh

Poll