Aktualitet

Vdes 66-vjeçari në Tiranë, Policia: Dyshohet se u vetëplagos me çifte

Personi me inicialet K.XH, sipas policisë, dyshohet se është vetëplagosur me armë gjahu.

25 Gusht 2022, 07:37 Nga A.B
Vdes 66-vjeçari në Tiranë, Policia: Dyshohet se u
Policia

TIRANË- Një 66-vjeçar ka ndërruar jetë në kryeqytet. Forcat blu sqarojnë së ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen 'Misto Mame' në Tiranë. Personi me inicialet K.XH, sipas policisë, dyshohet se është vetëplagosur me armë gjahu, e llojit çifti. 66-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë duke gjetur vdekjen në spital. Grupi hetimor ndodhet po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 25.08.2022, në orët e para të mëngjesit, në lagjen "Misto Mame", shtetasi K. Xh., 66 vjeç, dyshohet se është vetëplagosur me armë gjahu (çifte), i cili ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor ndodhet po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

vetevritet 66-vjecari ne tirane tirane

Sondazh

Poll