Aktualitet

Arrestohet anëtari i 'Ndragheta' në Brazil, koordinatori i grupit të kokainës, mes tyre dhe shqiptarë

Bruzzese jetonte në një rezidencë luksoze dhe për llogari të 'Ndrangheta' koordinonte dërgimin e drogës, veçanërisht kokainës, në Evropë përmes porteve të shtetit të Espirito Santo.

25 Gusht 2022, 07:20 Nga A.B
Arrestohet anëtari i 'Ndragheta' në Brazil, koordinatori i
Policia

BRAZIL- Arrestohet në Santa Catarina anëtari tjetër i bandës së njohur 'Ndragheta', Joseph Bruzzese. Mediat raportojnë se përveç arrestimit, agjentët konfiskuan makina, kompjuterë, celularë dhe shënime të shumta në rezidencën Goiana, një rezidencë dykatëshe me mobilje luksoze dhe pishinë. 

Bruzzese jetonte në një rezidencë luksoze dhe për llogari të 'Ndrangheta' koordinonte dërgimin e drogës, veçanërisht kokainës, në Evropë përmes porteve të shtetit të Espirito Santo. Aktualisht, sipas policisë federale, italiani ndodhet në burg në pritje për t'u vënë në dispozicion të drejtësisë braziliane. Bëhet me dije se operacioni i quajtur 'La Spezia' nisi ditë më parë ndaj policisë italiane pas sekuestrimit në vitin 2019 të një ngarkese prej 338 kilogramësh kokainë të fshehur mes dyshemeve mermeri dhe graniti, të ndodhur në portin e qytetit Ligurian.

Në kuadër të saj, mësohet se përveç Bruzzese-s, në shtetin Santa Catarina është arrestuar edhe një anëtar tjetër i bandës së identitetit të panjohur. Në vitin 2019 në La Spezia, përveç sekuestrimit të ngarkesës së madhe të kokainës, policia arrestoi katër persona: një brazilian, një italian dhe dy shqiptarë. Në maj të vitit 2010, Bruzzese ishte kapur dhe vendosur në paraburgim nga karabinierët pasi kishte qenë pjesë e një bande që për vite kishte vendosur para për mbrojtjen e kompanive të angazhuara në ndërtimin e punëve publike në Giffone, një qytet i vogël në provincën e Reggio Calabria.

joseph bruzzese ndragheta

Sondazh

Poll