Bota

Escobar takon Osmanin e Kurtin. I dërguari i SHBA: Më 1 shtator s’do ketë tensione

• I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndoimor Gabriel Escobar dhe ai i BE-së Miroslav Lajçak janë në ditën e dytë të takimeve në Kosovë. • Escobar, Lajçak dhe Ambasadori i SHBA-së në Kosovë Jeffrey Hovenier kanë zhvilluar takim me presidenten, Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti e liderët e Opozitës. • Pas takimin me Kurtin, Escobar tha se është siguruar se pas 1 shtatorit, dita kur të vihet në zbatim reciprociteti, nuk do të ketë përshkallëzim të tensioneve mes Kosovës e Serbisë. • Osmani është shprehur se gjatë bisedës me Escobar ka thënë se është e përqëndruar në dialogun mes Kosovës e Serbinë për të arritur njohjen e ndërsjelltë mes dy vendeve. Mes Presidentes dhe Escobar nuk është diskutuar çështja e reciprocitetit. • Vizita e Escobarit dhe Lajçakut vjen pas dështimit të arritjes së ndonjë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë në takimin e 18 gushtit që pati kryeministri Kurti me presidentin serb Vuçiç, në Bruksel.

24 Gusht 2022, 17:22 Nga F.M

 

grabriel ecobar escobar dhe lajcak ne kosove albin kurti vjosa osmani

Sondazh

Poll