Bota

FT+VD/ Vrasja e zyrtarit të lartë pro-rus në Ukrainë, kamerat e sigurisë kapin momentin e shpërthimit të makinës

Raportohet se Sushko ishte nisur për të marrë të bijën kur ndodhi shpërthimi ndërkohë Ukraina ka mohuar çdo lidhje me sulmin.

24 Gusht 2022, 16:51 Nga e.k
FT+VD/ Vrasja e zyrtarit të lartë pro-rus në Ukrainë,
Pak para shpërthimit të makinës së Ivan Sushko-s

UKRAINË- Kryetari i emëruar nga Moska në qytetin e pushtuar ukrainas, Mihajllivka, Ivan Sushko, është vrarë nga shpërthimi i një makine-bombë.

Përfaqësuesi i autoriteteve të vendosura nga Rusia në rajonin e Zaporizhjas në Ukrainë tha në platformën Telegram më 24 gusht se Sushko vdiq në spital, pasi një bombë “e vendosur qëllimisht nën ulësen e makinës së tij” që ka shpërthyer. 

"Daily Mail" ka publikuar disa pamje të reja të pal momenteve para se makina e Ivan Sushko-s të shpërthente duke e lënë atë të vdekur. Në pamjet e filmuara të makinës  pas shpërthimit, shihet se pjesa e derës së shoferit është shkatërruar plotësisht dhe copëzat janë të shpërndara nëpër rrugë.

FT+VD/ Vrasja e zyrtarit të lartë pro-rus në Ukrainë,

Raportohet se Sushko ishte nisur për të marrë të bijën kur ndodhi shpërthimi ndërkohë Ukraina ka mohuar çdo lidhje me sulmin.

ivan sushko

Sondazh

Poll