Bota

Dialogu me Serbinë, Albin Kurti nuk heq dorë për targat dhe dokumentet serbe

Kurti tha se Serbia nuk u tregua konstruktive në Bruksel dhe se propozimet për zgjidhjen e krizës në veri u bënë nga BE-ja.

24 Gusht 2022, 16:40 Nga e.k
Dialogu me Serbinë, Albin Kurti nuk heq dorë për targat dhe
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë mbledhjes së qeverisë të mbajtur ditën e sotme ripërsëriti qëndrimin e tij se nuk do të tërhiqet nga vendimi për zbatimin e reciprocitetit me Serbinë për çështjen e targave dhe dokumenteve serbe të identifikimit.

“Autoritetet e Kosovës nuk do të pranojnë rikthimin në qarkullim të targave KS për automjetet brenda territorit të Kosovës, si dhe do të zbatojnë masa reciproke për qytetarët e Serbisë sa i përket dokumentit për hyrje/dalje”, tha Kurti.

Kurti tha se Serbia nuk u tregua konstruktive në Bruksel dhe se propozimet për zgjidhjen e krizës në veri u bënë nga BE-ja.

“Në Bruksel, nuk kemi pasur angazhim konstruktiv e as propozime konkrete nga pala serbe. Katër propozime konkrete lidhur me këtë çështje ishin dhënë nga Mirosllav Lajçak, përfaqësues i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Prishtinë-Beograd”, shtoi Kurti.

albin kurti

Sondazh

Poll